ATK për pesë muaj gjobit bizneset në vlerë mbi 1.2 milion euro

Inspektorët tatimor për pesë mujorin e parë të këtij viti kanë realizuar 15,276 vizita përmbushëse te bizneset dhe si rezultat i konstatimeve në teren, janë lëshuar 3,534 gjoba mandatorë, si dhe 184 gjoba për mallin e gjetur pa dokumentacion.
Sipas ATK-së, vlera e gjobave shkon deri në 1.2 milion euro, kurse sa i përket mallit pa dokumentacion 155, 387 euro.
“Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë. Periudha Janar/Maj 2022 Vizita përmbushëse 15,276, gjoba mandatore 3,534 1.2 mil €, gjoba për mallin pa origjinë 184 155,387. Pa dyshim aktivitete operative të kryera kanë dhënë rezultat në rritjen e të hyrave. Për këtë periudhë kemi rritje për 70.2 milionë euro apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milionë euro”, thuhet në komunikatën e ATK-së./21Media

Back to top button