Atletico Madrid-Liverpool formacionet zyrtare
Në stadiumin ”Wanda Metropolitano” sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më interesante, ajo ndërmjet skuadrës spanjolle Atletico Madrid dhe asaj angleze Liverpool.
Liverpooli është në krye të grupit B me gjashtë pikë, kurse Atletico Madridi ka katër pikë në vendin e dytë.
Liverpoolit në këtë ndeshje i mungojnë Jones, Elllot dhe Thiago Alcantara, kurse nga radhët e Atleticos mungon vetëm mbrojtësi Savic për shkak të suspendimit.
Këto janë formacionet zyrtare:
Atletico Madrid: Oblak, Carrasco, Mhermoso, Kondogbia, Felipe, Tripier, Koke, Lemar, De Paul, Feliz, Griezmann
Liverpool: Alisson, Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Milner, Keita, Mane, Salah, Firmino