Atletico Madridi mposht Betisin 

Atletico Madridi ke ka fituar duelin direkt me Real Betisin të cilin e ka mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në “Wanda Metropolitano”.
Golin e parë për “Los Colchonoeros” e shënoi Carrasco në minutën e 26’ dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë vendasit u ndihmuan fillimisht nga Pezzella që shënoi një autogol dhe më pas për 3-0 u përkujdes Joa Felix me golin e tij në minutën e 80’ të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, Atletico Madridi është ngjitur në vendin e katërt në tabelë me 22 pikë, një më shumë si rivali i sotëm, Real Betisi që ka 21 sosh.

Back to top button