​Kurti merr letër falënderimi nga Olaf Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka pranuar letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar kandidatit për Kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate, Olaf Scholz, pas fitores në zgjedhjet parlamentare.
Nga zyra e kryeminstrit bëhet e ditur se në letrën e dërguar Scholz ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë treguar se shumica e votuesve gjermanë duan qeveri progresiste, që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror.

“Duan një Qeveri që përballet me çështjet e së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngrihet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar”, ka shkruar ndër tjera kandidati për Kancelar të Gjermanisë Scholz./21Media

 
Back to top button