Atletikë: Muhamet Ramadani fitoi medalje!

Atleti kosovar, Muhamet Ramadani, ka fituar këtë të diel medaljen e argjendtë në Kampionatin Evopian të Atletikës në hedhje për grupmoshën U-23. Ai siguroi medaljen pas hedhjes së gjylës prej 7 kilogramë në tentimin e pestë, ku arriti distancë prej 18.60 metra. Më i mirë se Ramadani ishte vetëm turku Karahen, i cili fitoi medaljen e artë, ndërsa i treti mbeti holandezi Mols. Kampionati Evropian i Atletikës në hedhje po mbahet në Portugali./21Media

Back to top button