Atmosferë festive edhe brenda autobusëve në Prishtinë

“Babagjyshin” e gjeni edhe në autobusat e Prishitnës

Tani që jemi në prag të festave të fundvitit, sikurse në vendet tjera edhe në Kosovë po mbretëron atmosferë festive.

Nga dekorimi i shesheve, qyteteve e madje edhe të kioskave në qytete të ndryshme, në vendin tonë shihet se po mbretëron atmosferë festive.

Në vendet më të frekuentuara të qyteteve në Kosovë shihen edhe “babagjyshë” të vitit të ri, me të cilët fëmijët afrohen të bëjnë fotografi për fundvit.

Por, të veshur me rroba si të “babagjyshit” të vitit të ri, në njërin prej autobusave urban në kryeqytet është parë edhe një konduktore, shkruan rtv21.tv

Në disa imazhe të siguruara nga rtv21.tv shihet se konduktorja, në shenjë të afrimit të festave të fundvitit është veshur me rroba të “babagjyshit” të vitit të ri.

Kujtojmë se si konduktore në trafikun urban në Prishtinë janë duke punuar tri femra./21Media

Back to top button