Policia e Egjiptit vret 40 militantë pas shpërthimit në autobusin turistik

Sipas tyre militantët po planifikonin një seri sulmesh

Policia në Egjipt ka vrarë dhjetëra militantë gjatë bastisjeve të sigurisë në vendet e tyre të strehimit, tha ministria e brendshme.

Sipas një deklarate nga ministria, gjatë kësaj batisje u vranë 40 militantë në Giza dhe Sinai të Veriut të shtunën në mëngjes.

Në deklaratën e tyre thuhet se militantët po planifikonin një seri sulmesh mbi vendet turistike, kishat dhe personelin ushtarak, transmeton rtv21.tv.

Ky sulm vije pasi tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes egjiptian u vranë dhe 10 persona të tjerë u plagosën kur një bombë goditi autobusin në të cilin ishin ata, rreth 4 kilometra afër Piramidave të famshme të Egjiptit./21Media

Back to top button