Kaloni te përmbajtja kryesore

Atmosferë sot në Tiranë

Gazetari nga Shqipëria Maksim Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Tirana në emisionin “Për ditë të Mbarë” në RTV21, ka ndarë detaje nga organizimi i 28 nëntorit në kryqytetin shqipëtarë.

Gazetari Rama thekson ardhjen e shqipëtarëve nga katër anët ku flitet shqip.

“Mund të themi se kanë ardhur nga katër anët kudo ku flitet shqip nga Lugina e Preshevës,janë parë nga viset shqipfolëse, nga diaspora, Amerika e largët janë rrënjët shqipëtare ata të cilët kanë rikthyer paradën shqiptare në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytetin shqipëtarë”, tha Rama në emisionin “Për ditë të Mbarë” në RTV21.

Tutje në ora 12:00 është parashikuar të nisë parada e mbarë shqiptarizmit me 350 grupe artistike

“Në ora 12 është parashikuar të nisë parada e mbarë shqiptarizmit, janë 350 grupe artistike të cilët do të jenë pjesë e kësaj parade me valle, tregon gazetari nga Shqipëria.

Rama thotë se ditën e sotme do të ketë atmosferë fantastike në Tiranë. /21Media

Për më shum informacione ndiqeni intervistën:

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button