”Ato dy buzë të kuqe, qenë shenja të dhimbjes kur më zu dashunia”
Poezi nga autori i njohur shqiptar
Migjeni ishte poet dhe autor shumë i njohur i viteve 1930-ta. Millosh Gjergj Nikolla konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
Arsimin fillor e kishte përfunduar në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 ishte shkolluar në Tivar. Pastaj, kishte fituar bursë për në gjimnazin e Manastirit ku ishte nisur atje në vjeshtë të 1925-ës. Pasi kishte përfunduar semimaturën më 1927 me rezultate të mira, kundër dëshirës së tij, e kishin regjistruar në Seminarin ortodoks “Jan Shën Teologu” po në atë qytet.
Disa nga veprat e Migjenit janë:”Kangë më vete”, ”Luli i Vocer”, ”Vuejtja”, ”Lutje”, ”Një natë”, ”Lagja e varfun”etj.
Dy buzë
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta…
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m’i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen…
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne…
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.