Aubameyang e ka mendjen të ndarë, nuk largohet nga Arsenali

Ishte një periudhë kur emri i Pierre Emerick Aubamyenag përmendej në çdo lajm që lidhej me merkaton, mirëpo në këtë sesion veror të shit-blerjes së futbollistëve emri i gabonezit nuk ka dalë shumë mbi sipërfaqe, edhe për shkak të sezonit të fundit ku sulmuesi nuk impresionoi me paraqitjet e tij, por edhe për faktin se vetë lojtari i ka mbyllur dyert çdo transferimi për të qëndruar tek Arsenali.
Në shtator të 2020-ës, ai nënshkroi zgjatjen e kontratës me ”Topiçnjtë”, duke u shndërruar në lojtarin më të paguar të skuadrës me pagë vjetore që kapte shifrën e 15 milionë eurove.
32-vjeçari nuk ka dashur të dëgjojë për oferta dhe ia ka shprehur edhe drejtuesve të klubit ambicien për ta respektuar kontratën deri në fund të vitit 2023.
Në 2018-ën Arsenali pagoi 65 milionë euro për të marrë nga Borusia e Dortmundit dhe me fanellën bardhekuqe ka shënuar 85 gola në 143 ndeshje, megjithatë sezonin e shkuar, menjëherë pasi nënshkroi rinovimin e kontratës, nuk u shfaq në kulmin e formës së tij, teksa e mbylli edicionin me vetëm 10 gola në Premier League, ndërkohë që një sezon më herët, në 2019-2020 shënoi 22 gola në kampionat.

Back to top button