Audi Q7 i ish-kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa del në ankand
Ankandi do të mbahet të
Shtëpia e Ankandeve Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të organizojë ankand për shitjen e veturës Audi Q7, veturë kjo e ish-kryetarit të kësaj komune Isa Mustafa.
Shitja e kësaj veture ishte një nga premtimet kryesore elektorale të kryetarit të tanishëm të Prishtinës Shpend Ahmeti kur kandidoi në marrjen e postit.
Në ankandin e fundit çmimi fillestar ka qenë 41 mijë e 810 euro, derisa është thënë disa herë se kjo veturë ishte blerë nga ish-kryetari Isa Mustafa 76 mijë euro.
Aprovimin për shitjen e kësaj veture, kryetari Ahmeti e kishte marrë nga Kuvendi Komunal. Atëkohë, i pari i Prishtinës, kishte treguar se aprovimi është bërë pa votat e LDK-së.
“Me gjithë kundërshtimin e LDK-së, Kuvendi Komunal votoi propozimin tim për ta shitur veturën Audi Q7. Tani do të zhvillojmë procedurat e parapara me ligj për shitje”, kishte shkruar Ahmeti në Facebook.