Hoti: Duhet fitore për të realizuar amanetet e baballarëve tanë
Hoti ftoi qytetarët të dalin në zgjedhje
Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti tha se garanton fitoren e koalicionit, në atë mënyrë që askush nuk do të mund të shkelë mbi të, shkruan rtv21.tv
Para 27 viteve baballarët tanë nisen një rrugë të jashtëzakonshme në krye me arkitektin e pavarësisë Rugova. Kjo shpresë për Kosovën të lirë demokratike, të zhvilluar, integruar në BE dhe NATO dhe miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky testament na është besuar neve brezit të Republikës për ta jetësuar dhe ne jemi të gatshëm ta marrim këtë përgjegjësi”, tha Hoti, duke shtuar se ai ndjehet i nderuar që i është dhënë kjo detyrë.
“Unë betohem para juve se do të mbajë fjalën” shtoi Hoti.
Hoti ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin në zgjedhje dhe të votojnë koalicionin LDK-AKR-Alternativa. Sipas tij, vetëm ky koalicion do të jetë seriozë në obligimet që i ka shteti i Kosovës.
Ndryshe, në tubimin përmbyllës përkrah Hotit ishte edhe bashkëshortja dhe dy djemtë e tij./21Media