Aung San Suu Kyi dënohet me katër vjet burgim

Një gjykatë në Mianmar e dënoi me katër vjet burgim lideren e rrëzuar nga pushteti, Aung San Suu Kyi. Ajo u gjet fajtore për nxitje kundër ushtrisë dhe shkeljen e kufizimeve kundër COVID-19.
Suu Kyi përballet me 11 akuza në total, të cilat janë dënuar gjerësisht si të padrejta. Ndërkaq, ajo ka mohuar të gjitha akuzat.
E njëjta ka qenë në arrest shtëpiak që nga një grusht shteti ushtarak në shkurt, i cili përmbysi qeverinë e saj të zgjedhur civile.
Nuk është e qartë se kur ose nëse Suu Kyi do të vendoset në burg.
Bashkë i pandehuri, Win Myint, ish-presidenti dhe aleati i partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) të Suu Kyi, u burgos gjithashtu të hënën për katër vjet nën të njëjtat akuza.
Grupi i të drejtave të njeriut ‘Amnesty’ i quajti akuzat “false”, duke thënë se ishte shembulli më i fundit i vendosmërisë së ushtrisë për të eliminuar të gjithë opozitën dhe për të mbytur liritë në Mianmar.
Suu Kyi do të dalë në gjykatë më 14 dhjetor, ku do të përballet me akuzat për posedim të paligjshëm të radiove./21Media

Back to top button