Ferit Idrizi merr detyrën e kryetarit të Vushtrrisë

Ferit Idrizi dhe zyrtarisht sot ka marrë detyrën e kryetarit të ri të Vushtrrisë.
Mandatin ia dorëzoi ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Me rastin e dorëzimit të mandatit, Tahiri ka thënë se do jetë gjithmonë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të Vushtrrisë dhe zhvillimit e prosperimit të qytetit.
“Faleminderit për besimin tuaj Vushtrri. Sot kam dorëzuar mandatin Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë. Bashkë me bashkëpunëtor, e kam pritur në zyrë Kryetarin e ri të Vushtrrisë z. Ferit Idrizi, ku me procesverbal i kam dorëzuar detyrën, bashkë me projektet në realizim e sipër. Z. Idrizit i uroj shëndet e suksese në punë Jam krenar që i kam shërbyer me nderë qytetit që e duam, për ndryshimin që e kemi sjellur në Vushtrri e kulturën demokratike të qeverisjes. Do të jem përherë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të Vushtrrisë dhe zhvillimit e prosperimit të qytetit. Zoti e bekoftë Vushtrrinë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve./21Media 

Back to top button