Austria mbështet rrugëtimin e Kosovës për në BE

Kosova aplikoi të enjten për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri i vendit Albin Kurti dorëzoi dokumentin e aplikimit në Republikën Çeke – vendin që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së.
Austria është rreshtuar krah shteteve evropiane që mbështesin anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.
Ministrja austriake për BE, Karoline Edtstadler, ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim edhe një hap historik.
Ajo ka theksuar se është e rëndësishme që t’i ofrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian është një hap historik. Është e rëndësishme që t’i ofrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së. Shpejtësia e integrimit të Kosovës do të varet nga angazhimi i saj për t’i adoptuar reformat e nevojshme. Austria do ta mbështesë Kosovës në rrugëtimin e saj”, ka shkruar Edtstadler në Twitter.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit, duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim [në BE]”, tha Kurti.
Kjo, tha ai, është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë./21Media

Back to top button