Austria zgjat bllokimin deri më 12 dhjetor
Parlamenti austriak zgjati sonte izolimin edhe për 10 ditë, i cili sipas planit do të përfundojë për të pa vaksinuarit të dielën e 12 dhjetorit në mesnatë.
Masa e bllokimit mund të miratohet vetëm për 10 ditë, ndaj u desh një vendim i ri parlamentar për zgjatjen e masës epidemiologjike, pasi ishte planifikuar për gjithsej 20 ditë.
Sipas planit të qeverisë austriake, izolimi për të vaksinuarit dhe të kuruarit do të përfundojë më 12 dhjetor, ndërsa për të pa vaksinuarit do të vazhdojë.
Vendimi i parlamentit austriak ka një risi dhe ajo është se dyqanet, të cilat kanë të drejtë të punojnë në mbyllje, mund ta bëjnë këtë jo më vonë se ora 19:00, në vend të orës 21:00 siç ka qenë deri tani.
Përveç kësaj, u prezantua që shitja e pemëve të Krishtlindjeve bie nën përjashtime, kështu që qytetarët mund të blejnë edhe pemët e Krishtlindjeve për shtëpinë e tyre gjatë bllokimit.
Ministria e Shëndetësisë përdori miratimin e ndryshimit të masave për të shkurtuar vlefshmërinë e certifikatës së vaksinimit nga 360 në 270 ditë.