Tre viktima e gjashtë të plagosur nga të shtënat me armë, arrestohet një 15 vjeçar

Janë shënuar tre viktima dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në shkollën e mesme të Oksfordit, në Detroit, kanë bërë të ditur mediat lokale.
I dyshuari është një student 15 vjeçar, sipas Policisë dhe i njëjti tashmë është kapur, njëkohësisht i është gjetur edhe arma e përdorur.
Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur por, Policia ka njoftuar se janë studentë.
“I dyshuari ka gjuajtur shumë herë, ka viktima të shumta. Nuk na ka bërë asnjë rezistencë kur e kanë marrë në paraburgim”, ka thënë shefi i Policisë.
Mes gjashtë të plagosurve është edhe një mësuese. Ata të gjithë janë dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Ende nuk dihen shkaqen që çuan deri në këtë incident që doli të jetë fatal.
Pas raportimit të incidentit, studentët u evakuuan dhe u dërguan në një dyqan në zonë për t’u ribashkuar me familjet e tyre./21Media

Back to top button