Autoambulanca e bekuar dhe e dhuruar nga Papa niset drejt Lvivit

Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, një ambulancë e dhuruar dhe bekuar nga Papa Françesku është rrugës për në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.
Kardinali Konrad Krajewski, të shtunën u nis për në Lviv me automjetin, i cili do t’u jepet autoriteteve në Lviv në një përpjekje për t’i ofruar lehtësi qytetit.
Të enjten, Papa lëshoi ​​kritika të forta kundër vendeve për rritjen e shpenzimeve ushtarake ndërsa sulmi rus ndaj Ukrainës vazhdon, të cilin Papa e quajti çmenduri.
Duke folur para një audience në Qendrën Italiane të Grave në Romë, Papa Françesku fajësoi luftën e turpshme në Ukrainë mbi logjikën e vjetër të pushtetit që ende dominon të ashtuquajturën gjeopolitikë.
Të mërkurën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelsenky i bëri thirrje Papës për të vizituar vendin, duke e falënderuar Papën për pozitën e tij të qartë dhe të fortë kundër luftës./21Media

Back to top button