Autobusi bie nga ura në lumë, 34 persona të vdekur

34 persona vdiqën pasi autobusi doli nga një urë dhe u zhyt në një luginë lumi në Kenia.
Mediat lokale raportuan se incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje në Qarkun Tharaka Nithi, kur një autobus që i përkiste kompanisë Modern Coast që udhëtonte nga Meru në qytetin port të Mombasa doli nga Ura Nithi.
Ai ra në lumë 40 metra poshtë, transmeton rtv21.tv.
Komisioneri i Qarkut Tharaka Nithi, Nobert Komora i tha televizionit “Kenia NTV” se deri më tani, kanë humbur jetën 14 gra, 18 burra dhe dy vajza, kështu që vdekjet totale janë 34.
“Kemi shpëtuar 11 të cilët po trajtohen në spital”, ka thënë ai.
Rregullatori i Transportit, Autoriteti Kombëtar i Transportit dhe Sigurisë kishte urdhëruar të gjithë autobusët që i përkisnin Modern Coast të pezullonin funksionimin në pritje të një hetimi për përplasjen.
Të dhënat e Byrosë Kombëtare të Statistikave tregojnë se 4,579 njerëz vdiqën në aksidente rrugore në Kenia në vitin 2021, një rritje prej 15 për qind nga një vit më parë./21Media

Back to top button