Anton Cena përmbyll karrierën si garues në xhudo

Xhudisti, Anton Cena ka përmbyllur karrierën e tij si garues në kuadër të sportit të xhudos.
Kështu bëri të ditur vet ai në rrjetet sociale, teksa tregoi se këtë vendim e ka marrë pas pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror të Policisë që u mbajt në Rotterdam të Holandës, ku fitoi dy medale të arta. Njërën si kundërshtar i pakonkurrent ndërsa tjetrën e mori si rezultat i luftës me garues më të rinj se ai për 20 vjet.
”Sot zyrtarisht po e përmbyll karrierën time si garues në kuadër të sportit të Judos !  Të dashur miq, Si asnjëherë më parë u gëzova dhe u mërzita njëkohësisht- Në Kampionatin Botëror të Policisë,që u mbajt në Rotterdam të Holandës,arrita ti marr dy medale të arta: Njërën si kundërshtar i pakonkurrent ndërsa tjetrën e mora si rezultat i luftës sime me garues më të rinj se unë për 20 vjet… Jam shumë i lumtur që arrita të mbaj fjalën e dhënë ndaj vetes,shtetit dhe popullit,në këmbë u ngritën të duartrokasin të gjithë ata që na deshën apo jo,na pranuan apo jo,na njohën politikisht apo jo…kush me dëshirë e kush për hir të skenarit,duartrokiti Kosovën dhe i uroi fitoren me 2 medale,e unë ndjehesha më krenarë se asnjëherë më parë… Teksa u ngjita ti marr këto simbole fitoreje,ndjeva krenari deri në qiell dhe përnjëherë doja të isha edhe njëherë pa kurrfarë telashe shëndetësore që kësisoj shpërblimesh ti fal Kosovës derisa të jem gjallë”, ka shkruar ai ndër tjera në Facebook.
Cena në këtë postim ka permendur edhe rrugëtimin e tij, teksa ka falënderuar ata që i qëndruan afër me përkrahjen e tyre.
”Kur erdha në Kosovë dhe lashë Belgjikën kisha vetëm një synim : kudo që të shkelë këmba ime, të buçasë zëri i fitores dhe për këtë m’u desh shumë mund,punë pandalur dhe mbështetje. Po të isha i vetëm pavarësisht angazhimeve unë nuk do të isha ky që jam,andaj përfundimisht : Të parës që nuk u kursye asnjëherë,Familjes sime,faleminderit derisa të jem gjallë sepse pa mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj unë nuk do të ia kisha dalë ! Pa mbështetjen institucionale të Policisë së Kosovës unë do të kisha mbetur vetëm ëndërrimtar andaj faleminderit që besuat se emri im mund ti shkojë për shtati përfaqësimit tuaj në sportin e judos,jam i lumtur që arrita të ju sjell 14 medale të arta dhe 1 të bronztë dhe këtu ju them që krenarinë e uniformës dhe shërbimit të popullit,u mundova t’ua sjell në këtë formë: vetëm me fitore… Faleminderit në veçanti për Drejtorët e Policisë : Sheremet Ahmeti,Behar Selimi,Reshat Maliqi dhe Shpend Maxhuni,të cilët nuk u kursyen kurrë dhe më përkrahën fuqishëm… Mirënjohje dhe përulje për Ish Presidentin e Shtetit ,z Hashim Thaqi,që më ka dekoriar me medalen më të lartë shtetërore ” Mjeshtër i Merituar ” për promovimin e vlerave policore. Faleminderit të veçantë edhe atyre që nuk më mbështetën sepse më mësuan se si të ia dal vetë”, ka shkruar tutje Cena./21Media

Back to top button