Autobusi godet këmbësorin në Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga një autobus pasditen e sotme në Prishtinë.
Rastin për rtv21.tv e  ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 15:00, në rrugën ‘Bill Klinton’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një autobusi dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.
Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal./21Media

Back to top button