Autobusi me mërgimtarë nga Gjermania përplaset në Kroaci

Një autobus i kompanisë “EuroBus” nga Struga mëngjesin e sotëm është përplasur në një autostradë pranë Nova Gradishkas të Kroacisë. Siç bëhet e ditur autobusi i cili po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut është përplasur rreth orës 05:00 të mëngjesit të 17 korrikut.
Sadri Osmani një mërgimtar nga Çegrani i Gostivarit ka thënë për News-Tv se disa pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërkaq autobusi është dëmtuar në masë të madhe.
“Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dëme materiale të autobusit EuroBus nga Struga. Ngjarja ndodhi në ora 5h të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, është shprehur mërgimtari Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.
Kompania “EuroBus” iu ka siguruar një autobus tjetër dhe tani po bëhen gati për tu nisur drejt Maqedonisë së Veriut./Tv21

Back to top button