Autobusi me pasagjerë bie në greminë, të paktën 19 të vdekur

Të paktën 19 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u lënduan sot pasi që një autobus ra në një greminë pranë një qyteti të vogël në perëndim të Pakistanit.
“Autobusi rrëshqiti nga një rrugë pranë Danisarit në provincën Khyber Pakhtunkhwa ndërsa ishte rrugës për në Quetta nga Rawalpindi”, tha për AFP zyrtari lokal, Ejaz Jaffer.
Pakistani ka rekord të aksidenteve për shkak të rrugëve dhe automjeteve jo të sigurta.

Të paktën 22 persona humbën jetën kur një minibus u rrëzua në një luginë në Balochistan muajin e kaluar./21Media

Back to top button