Autobusi nga Maqedonia digjet brenda një tuneli në Itali, një i vdekur dhe disa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Itali, ku një autobus i agjencisë turistike nga Maqedonia e Veriut është përplasur me dy kamionë në një tunel.

Sipas informacioneve fillestare, autobusi fillimisht është përplasur me një kamion ndërsa më pas ka hasur në kamionin e dytë që ishte i mbushur me shishe alkooli.

Shoferi i autobusit ka ndërruar jetë, ndërsa 12 persona janë lënduar dhe janë dërguan në spitalet në Ankona, Fermo dhe San Benedeto.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shtatë autoambulanca. Në autobus ndodheshin 12 pasagjerë, mes tyre dy fëmijë dhe dy shoferë.

Shtatë nga të plagosurit lehtë janë vendosur në San Benedeto, dy persona në shërbimin e urgjencës mjekësore në Fermo, ndërsa dy në spitalin e Ankonës. Njëri është transportuar me helikopter, ndërsa tjetri me autoambulancë. Asnjë nga pasagjerët e tjerë nuk është në rrezik për jetë./TV21

Back to top button