Autobusi përfundon në greminë, 17 pelegrinë të vdekur

Aksidenti tragjik ndodhi në afërsi të qytetit Motozintla

Të paktën 17 persona kanë gjetur vdekjen dhe 31 të tjerë kanë mbetur të plagosur kur autobusi përfundoi rreth 90 metra në greminë në një rajon malor të Meksikës jugore pranë kufirit me Guatemalën.

Aksidenti tragjik ndodhi në afërsi të qytetit Motozintla, kur një autobus që po transportonte rreth 40 pelegrinë, përfundoi jashtë rruge duke rënë në greminë.

“Udhëtarët erdhën nga komuna e afërt e La Trinitaria”, tha një zëdhënës për shërbimet emergjente, Daniel Cuate.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin.

Back to top button