Le Pen ndërron mendje, heq dorë nga ideja e largimit nga BE-ja

Në prag të zgjedhjeve për Kuvendin e Francës

Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar, Marine Le Pen, ka hequr dorë nga ideja e saj se Franca duhet të largohet nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar strategu kryesor ekonomik i partisë së saj, Bernar Mono, shkruan rtv21.tv

Le Pen javën e kaluar deklaroi se partia e saj do të filloi të rishqyrtoi qëndrimet e veta anti-evropiane, pas zgjedhjeve parlamentare në Francë, që zhvillohen muajin e ardhshëm.

Mono me këtë rast tha se nuk do të ketë Fregzit, pasi që Fronti Kombëtar do të ketë parasysh vullnetin e popullit francez, të shprehur në zgjedhjet presidenciale.

Ai më tutje qartësoi se duke filluar që nga tani, politika e Frontit Kombëtar do të jetë që të zhvilloi negociata në lidhje me marrëveshjet me Bashkimin Evropian, të cilat Francës do ti jepnin kontroll më të madh mbi buxhetin dhe rregulloreve bankare të vendit./21Media

Back to top button