Autobusi përplaset me një veturë, 4 të vdekur

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti i sotëm në pjesën veriore të Greqisë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut. Plagëve iu mbijetoi  edhe udhëtari i katërt nga automjeti që u përplas me autobusin nga Serbia, ndërsa të lënduar kanë mbetur 49 turistë serbë.

Sipas MIA-s aksidenti ndodhi gjatë përplasjes së drejtpërdrejtë të autobusit dykatësh nga Nishi, që udhëtonte drejt Stavrosit në Greqi, me një automjet udhëtimi që lëvizte në drejtimin e kundërt.

Nga goditja, autobusi me rreth 80 turistë serbë doli nga rruga, tre nga katër udhëtarët në automjet e humbën jetën, përderisa pak më vonë edhe i katërti, i cili u dërgua në spital, ku iu nënshtrua lëndimeve.

Pas përplasjes së drejtpërdrejtë mes autobusit dhe automjetit, në aksident u përfshi edhe një automjet tjetër me targa serbe i cili u ndesh me automjetin e parë.

Në të ndodheshin një nënë dhe një fëmijë, të cilët nuk janë lënduar.

Nga autobusi turistik, 49 udhëtarë janë dërguar në tre spitale.

Pas aksidentit rrugor që ndodhi pak para orës 7 të mëngjesit, autostrada nga kufiri me Maqedoninë e Veriut është e mbyllur për komunikacion në të dy drejtimet, ndërsa automjetet rikahëzohen në rrugën e vjetër./TV21

Back to top button