Automjeti doli nga rruga, vdiq një person

 

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur mbrëmë në Pogradec, mbi fshatin Malinë.

Një mjet xhip ku brenda tij kanë qenë dy të rinj nga fshati Çezmë, nën efektin e alkoolit ka dalë nga rruga dhe ka bërë tumba për gati 100 m.

Njëri prej të rinjve ka vdekur, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

‘’Të dy shtetasit e mësipërm, u transportuan në Spitalin e Pogradecit ku shtetasi A. K., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi D. K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka informuar policia.

Nga ana e Policisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./oranews

Back to top button