Automjeti godet 22 vjeçarin në Barilevë

 

 

Sonte rreth orës 19:30, në fshatin Barilevë të Prishtinës një automjet ka goditur një këmbësor.

Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ajo ka treguar se si pasojë e aksidentit këmbësori i moshës 22 vjeç, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal./21Media

Back to top button