Automjeti godet këmbësoren në Prishtinë

Një grua është lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë sot rreth orës 15:00 nnë rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo