Autoritetet e Mariupolit akuzojnë Rusinë për bombardimin e korridorit të evakuimit

Autoritetet lokale në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit thonë se forcat ruse kanë filluar të hedhin bomba në korridorin e gjelbër, të caktuar për të evakuuar banorët.
“Për momentin, bombardimi ajror i Mariupol është duke u zhvilluar”, tha Petro Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupol.
Andryushchenko pretendoi se sulmet ajrore po kryheshin për të shkatërruar infrastrukturën rrugore dhe për të izoluar plotësisht qytetin, përcjellë rtv21.tv
Nuk ka asnjë fjalë nga pala ruse për pretendimin ukrainas, raporton CNN
Të mërkurën vonë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se forcat e saj kishin avancuar në disa rrethe rreth Mariupolit./21Media

Back to top button