Gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës, nga Ministria e Infrastrukturës flasin për RTV21

 
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në një përgjigje për rtv21.tv ka treguar për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit të borës.
Sipas MMPHI-së, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacionin e automjeteve.
“Sipas informacioneve nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjës së rrugëve, gjendja e rrugëve në vendin tonë është e mirë. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacionin e automjeteve”, është përgjigjur MMPHI.
Tutje, kanë njoftuar se pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së, kanë intervenuar me pastrim të borës dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese për shkak të sigurisë në komunikacion gjatë tërë kohës.
Tutje, nga Ministria kanë njoftuar se edhe në viset malore ku ka pasur reshje më të mëdha të borës rrugët janë të kalueshme.
“Kompanitë gjatë tërë kohës do të punojnë në pastrimin e rrugëve për qarkullim sa më të sigurtë të automjeteve”, ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
I është bërë thirrje vozitësve që të ketë kujdes më të shtuar gjatë vozitjes./21Media

Back to top button