Kaloni te përmbajtja kryesore

Autoritetet ndezin alarmin! Gjendje serioze me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Në rrethinën e Sveti Nikollës në Maqedoninë e Veriut, tre fshatra janë kapluar nga zjarret, ndërsa në fshatin Nemanjcë, nga zjarri janë djegur një e katërta e shtëpive, thotë kryetari i komunës Sveti Nikollë, Dejan Mlladev.

Për momentin me zjarrin po ballafaqohen zjarrfikësit nga Sveti Nikolla, vullnetarë, popullata lokale, zjarrfikës nga Shtipi, Negotina, Kavadari dhe Velesi.

Në terren është e pranishme edhe ushtria, ndërsa një helikopter i shuan intensivisht shtëpitë që janë përfshirë nga zjarri në fshatin Nemanjici.

Kryetari i komunës Vlladev informoi se zjarr ka edhe në fshatin Malino në Sveti Nikollë dhe aty janë kapluar shtëpi, ndërsa digjet edhe në drejtim të fshatit Bogosllovec.

Në terren është e pranishme edhe ushtria, ndërsa një helikopter i shuan intensivisht shtëpitë që janë përfshirë nga zjarri në fshatin Nemanjici.

Kryetari i komunës Vlladev informoi se zjarr ka edhe në fshatin Malino në Sveti Nikollë dhe aty janë kapluar shtëpi, ndërsa digjet edhe në drejtim të fshatit Bogosllovec./tv21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button