Ava Max paralajmëron projektin e ri: Do të ndaj diçka shumë speciale me ju

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max së shpejti do të sjellë diçka shumë të veçantë, siç bëri të ditur vet ajo në Instagram.
Mesa duket është fjala për ndonjë projekt të ri.
“Brenda pak javësh do të ndaj diçka shumë speciale me ju, a jeni gati?”, ka shkruar Ava.

E veshur në rozë, artistja bën të ditur se asnjëherë nuk veshet në këtë ngjyrë dhe është krejt rastësi.

Ava po shënon sukses pas suksesi në tregun ndërkombëtar dhe kjo po dëshmohet pasi e njëjta vazhdimisht është pjesë e toplistave botërore.
Amanda(emri saj i vërtetë), në krijimtarinë e saj numëron shumë bashkëpunime me artistë ndëkombëtar dhe të gjitha me miliona klikime në Youtube.
Së fundmi, ajo ka publikuar bashkëpunimin me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall, “Sad Boy”, ndërsa ajo po vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Heaven & Hell” që u publikua në vitin 2020./21Media

Back to top button