“Avatar: The Way of Water” për të gjashtën javë me radhë në krye të box office

Filmi “Avatar: The Way of Water” i James Cameron, kryesoi me shitje të biletave këtë vikend në box office, duke dominuar këtë listë për të gjashtën javë me radhë.
Ky është filmi i parë që prej vitit 2009, pas Avatar, që kryesoi për kaq javë radhazi në box office.
“Avatar: The Way of Water” nga kinematë amerikane dhe kanadeze fitoi edhe 19.7 milion dollarë. E shifrat e përfitimeve në botë tani kalojnë 2 miliard dollarë, më saktësisht 2.024 miliard.
Para një viti, edhe filmi “Spider-Man: No Way Home” kryesoi në box office për gjashtë vikende me radhë.
Filmi origjinal Avatar dominoi në këtë listë për shtatë javë, e para tij, vetëm një film në 25 vite ia doli të kryesojë në të. Fjala është për filmin tjetër të Kemeron “Titanic” të vitit 1997, i cili nuk u sfidua për 15 javë.
Kameron tanimë arriti qëllimin e tij me filmin “The Way of Water”. Ai para lansimit të tij në një intervistë tha se sukses do të ishte të arrinte që filmi të bëhej fituesi i tretë apo i katërt në histori.
Dominimin e “The Way of Water” në box office e mundësoi mungesa e filmave të tjerë sfidues. Filmi i ri i vetëm që u lansua nga një studio e madhe është trilleri “Missing”. Ky film u realizua me një buxhet prej 7 milion dollarësh, por ai u debutua me fitim të $9.3 million.
Janari është muaj paksa më i ngadalshëm për fitime në kinema, megjithatë ka disa filma që po arrijnë suksese. Psh filmi i Universal Pictures “Puss in Boots The Last Wish” u debutua në muajin dhjetor 2022, megjithatë në javën e pestë të lansimit u radhit në pozitën e dytë me fitim të 11.5 milion dollarëve në Amerikën Veriore e 17.8 në botë. Në total ky film në box office-n botëror fitoi 297.5 milion dollarë.
Sa i përket filmit Avatar, tashmë Cameron ka bërë të ditur se do të lansojë edhe tre filma të tjerë vazhdimsi,  “Avatar 3” në vitin 2024, dhe d y të tjerët në vitet 2026 e 2028./21Media

Back to top button