​Xhaka shpallet futbollisti i vitit në Zvicër

Granit Xhaka e ka nisur vitin 2023-tën duke u shpallur si futbollisti më i mirë në Zvicër.
Mesfushori i Arsenalit mori këtë epitet pasi luajti një rol kyç në paraqitjet e Kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, por ishte po ashtu në nivel të lartë edhe me paraqitjet për Arsenalin.
Lojtari me prejardhje nga Kosova vazhdon të jetë vendimtar edhe në këtë sezon për Arsenalin në Premier Ligë duke bërë që ata të jenë kandidatët kryesor për ta fituar titullin e kampionit.

Back to top button