Avdijaj me skuadër të re

Reprezentuesi kosovar, Donis Avdijaj është larguar nga futbolli austriak ku shkëlqeu së fundmi me skuadrën TSV Hartberg.
Avdijaj zhvilloi 23 ndeshje në total për klubin austriak ku realizoi shtatë gola dhe bëri dy asistime.
25-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Zvicër, ku tanimë është prezantohet nga kampioni në fuqi i shtetit helvetik, FC Zurich.

“Donisi ka aftësi të shkëlqyera futbolli. Ai mund të përdoret në pozita të ndryshme në sulm dhe gjithashtu ka cilësi të mëdha në përfundim të aksioneve. Jemi të lumtur që e kemi në radhët tona”, ka deklaruar Marinko Jurendic, shefi i sportit në FC Zurich.
Avdijaj ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Zurichun dhe do të jetë pjesë e bardhekaltërve deri në qershor të vitit 2025./21Media

Back to top button