BBC shkruan për situatën në Kosovë: Qeveria ka shtyrë zbatimin e rregullave të reja

Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e rregullave të reja që do t’i detyronin njerëzit në zonat me shumicë etnike serbe të ndërrojnë targat e tyre të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.
Kështu e ka nisur shkrimin për Kosovën e famshmja britanike BBC.
Media ka shkruar se rregullat do të hynin në fuqi në mesnatën e së hënës. Por të dielën serbët etnikë në veri bllokuan rrugët dhe njerëz të armatosur qëlluan me armë në shenjë proteste.
“Zbatimi i rregullave është shtyrë për një muaj pas konsultimeve me SHBA-në dhe BE-në. Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008, gati një dekadë pasi u shkëput pas një lufte të përgjakshme që pa NATO-n të bombardonte Serbinë. Marrëdhëniet mes banorëve serbë dhe kryesisht shqiptarë ishin të acaruara prej vitesh”, shkruhet në artikull.
“Ajo është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian, por Serbia, e mbështetur nga aleati i saj Rusia, refuzon ta bëjë këtë, ashtu si shumica e serbëve etnikë brenda Kosovës. Rreth 50 mijë njerëz që jetojnë në zonat me shumicë serbe të veriut përdorin targa të lëshuara nga autoritetet serbe dhe refuzojnë të njohin institucionet e Kosovës”, shkruhet tutje në artikull./21Media

Back to top button