Avdullah Hoti sulmohet me vezë

Reagon LDK-ja

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti është sulmuar sot gjatë ditës me vezë nga disa persona.

Rasti ka ndodhur para ndërtesës së Qeverisë.

Për këtë ka reaguar edhe LDK duke e quajtur sulmin si akt të ulët.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet në reagimin e LDK-së./21Media

Back to top button