Avdyli: Çmimi i energjisë elektrike do të zbritet, por jo menjëherë

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, sonte në RTV21 deklaroi se çmimi i energjisë elektrike do të zbritet, por siç tha ai, jo menjëherë.
Avdyli në emisionin “Argument Plus”, tha se beson që kjo qeveri do ta vazhdojë mandatin deri në fund dhe shtoi se do të shihen rezultatet pas një kohe.

Ai shtoi se Qeveria Kurti ka ardhur në terren të minuar.

Ndryshe, Qeveria sonte ndau 10 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike./21Media

Back to top button