Avdyli optimist se deri në fund të mandatit të Qeverisë qytetarët do t’i kenë sigurimet shëndetësore

Anëtari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli pret që Ligji për Sigurimin Shëndetësor do të vjen nga qeveria brenda muajve të vjeshtës, derisa shpreson se deri në fund të mandatit të kësaj qeverie qytetarët do të kenë sigurim shëndetësor.
Haxhiu thotë se ky ligj nuk është zbatuar deri më tani për shkak mungesës së infrastrukturës së nevojshme për zbatimin e tij.
“Ne ligj kemi, por nuk do të thotë që ligji i bënë sigurimet, sigurimet i bëjnë edhe përgatitjet tjera duke përfshirë çmimoret e barnave, duke përshirë aspektin ekonomik, analiza e testit të varfërisë pastaj përgatitja e stafit teknik pastaj kompjuterizimi i sistemit shëndetësor përmes SISh-it e shumë e shumë gjëra teknike të cilat duhet të bëhen. Normalisht në këtë drejtim qeveria ka sinjale që do të punojë që kjo infrastrukturë të jetë më e përgatitur dhe përmes Kuvendit dhe përmes aprovimit të ligjit ne të vijmë deri tek zbatimi i sigurimeve shëndetësore. Shpresojmë që deri në fund të mandatit qytetarët të kenë sigurimet shëndetësore”.

Ligji për Sigurimin shëndetsor aktualisht është duke u punur në Ministrinë e Shëndetësisë./21Media

Back to top button