Avionët luftarakë izraelitë goditën Gazën

Ushtria izraelite bombardoi dy objekte të dielën që i përkasin lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës.
“Aeroplanët luftarakë sulmuan një punishte armësh, e cila është një qendër e rëndësishme ku prodhohen raketa që i përkasin Hamasit”, shkroi zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee në Twitter.
Avionët luftarakë shënjestruan gjithashtu një tunel që i përket Hamasit në Gazën jugore, tha Adraee.
“Sulmi ishte në përgjigje të lëshimit të raketës drejt Izraelit të shtunën në mbrëmje”, tha ai, duke shtuar se bombardimet dëmtuan disa ndërtesa në Gaza./21Media

Back to top button