Avionët turq me ofensivë të gjërë

Turqia bombardon forcat kurde në Siri

Aviacioni turk zhvilloi sot një sërë sulmesh kundër pozicioneve turke në verilindje të Sirisë duke vrarë shumë luftëtarë, theksuan një forcë kurde dhe Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Avionët turq kanë ndërmarrë një ofensivë të gjerë kundër një baze që strehon një qendër të komunikimit për median dhe pajisjet ushtarake”, theksuan Njësitë e mbrojtjes së popullit kurd (YPG), krah i armatosur i një prej partive kurde siriane.

Bombardimet turke u zhvilluan pranë qytetit sirian të Al-Malikiyah, në afërsi të kufirit turk, rreth orës lokale 02:00, sipas YPG.

“Tre anëtarë të YPG, të cilët punonin në qendër u vranë”, theksoi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane.

Back to top button