Avokati i familjes Tetaj: Gjykata krijoi pasiguri juridike te qytetarët

Avokati i familjes Tetaj, Berat Tmava ka thënë se nuk është befasur nga vendimi i Gjykatës së Pejës për rastin Gogaj.
Ai tha se vet shtyerja e seancave i ka bërë ata të besojnë se gjykimi vazhdon deri atëherë kur pala e akuzuar do të shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia.
“Sigurisht në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar familjes Tetaj, të cileve ju vra më i dashuri i tyre Agonisi, nuk kam mbetur i befasuar me këtë vendim. Kjo për faktin se vetë odisejada e shtyerjes së seancave për arsye banale na ka bindur se gjykimi do të vazhdoj vetëm atëherë kur pala e akuzuar është bindur se do të shpallet fajtor vetëm për vrasje nga pakujdesia”, shkroi Tmava.
Tmava tha se Gjykata me këtë vendim krijoi pasiguri juridike të qytetarët.
“Gjykata me këtë vendim krijoi pasiguri juridike tek qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo çka ka ndodhur sot na kujton kohën e gladiatorëve, kur gladiatorët vdisnin në arenë nga kthetrat e luanëve ndërsa të pasurit të cilët qëndronin më lozhë duartrokitnin. Dy fjalë për Trupin Gjykues, me vendime të tilla nuk mund ta mbuloni anshmërinë e juaj nuk e di se si do të silleshit ju po që se i ndjeri do të ishte anëtar i familjes suaj. Një ditë do të ju ndjekë keqardhja për këtë vendim dhe ajo ditë nuk do të jetë e largët, si dhe do të bindeni se ai vendim nuk ishte vendim i drejtë por vendim i ndikuar. Dostojevski jo më kot ka thënë: Mos u ngutni se në ferr ka vend për të gjithë!”, shkroi Tmava.
Gjykata e Pejës në shpalljen e vendimit për vrasjen e Agonis Tetajt, e ka bërë rikualifikimin e veprës penale, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia. Gogaj me 5 vjet burgim është dënuar për vrasje nga pakujdesia dhe 3 vjet burgim për armëmbajtje pa leje./21Media

Back to top button