Mustafi: Çështja e Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit.
Kjo vjen pas një takimi me të dërguarin special të ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar.
“Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit. Miqësia me SHBA është e përhershme dhe e përjetshme. Lugina e Preshevës është në fokus u nënvizua në takim me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit”, shkroi Mustafi.
Ndryshe, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi njoftoi se në takimin me Escobar u diskutua për nevojën e trajtimit të drejtë të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor”, tha Kamberi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?