Kaloni te përmbajtja kryesore

Avokati i Nagip Krasniqit: Nuk është intervistuar për ndonjë çështje të re

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se Krasniqi është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”

Avokati për portalin rtv21.tv, ka thënë se kjo nuk është çështje e re, por është intervista e dytë në lidhje me hetimet që janë duke u bërë për riparimin e Bllokut A5 që kanë filluar në janar të vitit 2023.

“Kemi të bëjmë me hetimin që është inicuar në Janar të vitit 2023 lidhur me remontin e kalldajes së TC A. Nuk është rast i ri”, tregon Ibrahimaga për portalin rtv21.tv

Të mërkurën ky intervistim për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi.

E njëjta ka bërë të ditur se Krasniqi është ftuar nga prokuroria dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për një çështje penale, të cilën prokuroria është duke e hetuar.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka thënë Kozmaqi për portalin rtv21.tv /21Media

Konfirmohet nga Prokuroria Speciale: Nagip Krasniqi u intervistua si i dyshuar

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button