Avokati i Pique ndan detaje të ndarjes së tij me Shakirën: Takimi vendimtar zgjati 13 orë

Si ishte marrëveshja e ndarjes mes Gerard Piqué dhe Shakira ? Sa zgjati? Çfarë roli luajtën paratë? Të gjitha këto të panjohura dhe të tjera u zbuluan nga Ramón Tamborero , avokati i ish-futbollistit të Barcelonës.
“Unë e kam përfaqësuar Gerardin në negociatat e tij me Shakirën”, tha avokati me më shumë se pesë dekada përvojë. “Të dy kanë treguar inteligjencë të madhe,” tha ai.
Avokati prestigjioz spanjoll ka pranuar se të dyja palët “kanë bërë një përpjekje të madhe për të mirën e fëmijëve të tyre, të cilët nuk ishin protagonistë”, përcjell portali rtv21.tv
Dhe, për më tepër, ai pranoi se në këtë rast, ekonomia nuk ishte prioritet në marrëveshjen e tij. “Paratë nuk kanë qenë konflikti këtu”, shtoi ai.
Megjithëse periudha e gjatë dhe e mundimshme ishte raportuar tashmë në atë kohë derisa u arrit një mirëkuptim nga të dyja palët, Tamborero konfirmoi kohën e saktë që iu desh për të arritur.
“Marrëveshja ishte komplekse dhe kërkonte takime përgatitore. Dhe takimi vendimtar para nënshkrimit zgjati 13 orë.”
Pavarësisht bombës mediatike, aludimeve, ajo që Tamborero ka dashur të lërë në tavolinë është se rrugët e të dyve deri në arritjen e marrëveshje përfundimtare kanë qenë të patëmetë./21Media

Back to top button