Avokati i policit të dyshuar flet pas seancës dëgjimore

Në pritje të vendimit të gjyqtarit

Bekim Kafexholli, avokat i policit të dyshuar për dhunimin e të miturës është deklaruar para gazetarëve pas përfundimit të seancës dëgjimore me kërkesë të prokurorit lidhur me përcaktimin e paraburgimit. Kafegjolli ka thënë se nuk janë përmbush kushtet ligjore lidhur me caktimit të paraburgimit.

“Prokuroria i dha pretendimet e veta, na si mbrojtje i dhamë kundërshtimet, për shkak se nuk janë përmbush edhe kushtet ligjore lidhur me caktimit të paraburgimit. Arsyetimet çfare i ka dhënë prokuroria nuk qëndrojnë mbi bazën çfare i ka dhanë. Edhe gazetarët edhe mediat kanë dhënë prononcime dje edhe pardje lidhur me Vesel Veselin, klientin tim, realisht ato që i kanë dhënë nuk qëndrojnë në raport me veprat për të cilat e kanë ngarkuar. Konsiderojë që klienti jem me veprat për të cilat e ngarkon nuk ka të bëjë fare dhe kushtet për të cilat e ka paraqitë prokurori lidhur me caktimin e paraburgimit, nuk qëndrojnë dhe i njëjti konsideroj që duket të lirohet me një masë më të butë, ose të lirohet me procedurë të rregullt. Në fakt ne jemi duke prit gjyqtarin që me marrë një vendim, tash nuk e dijm vendimi final çka do të bëhet”, ka thënë  Kafexholli, duke mos dashur të flas më shumë rreth dyshimeve të prokurorit pasi bëhet fjalë për një të mitur.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 30 ditëve. Gjyqtari i procedurës kishte marrë vendim që seanca të jetë e mbyllur për publikun dhe mediat.

Gjykata brenda dy orësh pritet të vendosë për masën që do ta caktojë ndaj të dyshuarit.

Sot në Prishtinë është protestuar pas rastit të vajzës së mitur nga Drenasi e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht. Protestuesit vazhdimisht kërkuan që policët që distancohen nga ky veprim, e t’i bashkëngjiten një minutë kësaj proteste me thirrjen “Dy hapa mbrapa”, por policia nuk reagoi.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës sot ka arrestuar mësimdhënësin e dyshuar (S.XH) për abuzim seksual me të miturën në komunën e Drenasit.

Ditën e martë në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë./21Media

Back to top button