Kaloni te përmbajtja kryesore

Avokati i Sandulloviqit vendos lule pranë varrit të Blerina Jasharit, kjo është letra e kërkim faljes

Avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq ka bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Stojkoviq e pati paralajmëruar një ditë më herët se do të shkojë të vendosë lule te varri i 7-vjeçares e cila u vra krah anëtarëve të tjerë të familjes Jashari nga forcat e armatosura serbe në vitin 1998.

Stojkoviq ka njoftuar se pas këtij veprimi do të dorëzohej tek autoritetet e Beogradit për t’i sfiduar dhe treguar se në Serbi ekziston një rregull i ri sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptarë dënohet me rrahje dhe burg.

Sanduloviq ishte arrestuar dhe ka pretenduar se është rrahur nga shërbimi sekret serb pikërisht për këtë arsye. Në fletarrestin ndaj tij thuhej se ai kishte nxitur urrejtje kombëtare, racore e fetare, duke e përmendur rastin kur ai pati bërë homazhe te varrezat e Jasharëve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button