Avokati Koci mohon arrestimin e Mozzik

Pas disa raportimeve që qarkulluan në media dhe rrjete sociale për arrestimin e reperit të njohur Mozzik, ka reaguar avokati, Arianit Koci.
Aika deklaruar se sonte ka qenë në një takim me Mozzik, ku kanë pirë kafe së bashku, duke sqaruar se reperi nuk është arrestuar aspak.
Reagimi i avokatit është bërë publik përmes një postimi në Facebook, i cili më pas është shpërndarë edhe në Instagramin zyrtar të Mozzik, duke i dhënë fund spekulimeve për situatën ligjore të artistit.